Lajme

Qeveria e re gjermane – nga “Të Gjelbrit” te FDP-ja


Pas përfundimit të votimeve parlamentare në Gjermani, liderët e partive kryesore shijuan së bashku me elektoratet respektive, të dhënat e para nga sondazhet e televizioneve publike.

Në tryezën e diskutimeve televizive, që u mbajt midis kandidatëve të partive kryesore të dielën e 26 shtatorit, Christian Lindner nga FDP-ja dhe Annalena Baerbock nga “Të Gjelbrit” pohuan se të dyja partitë do të negocionin së bashku.

Kjo, para se të flisnin me njërën prej dy partive më të mëdha (SPD dhe CDU).

Edhe më herët mediat gjermane kishin qarkulluar thashethemet për bisedime joformale midis përfaqësuesve të dy partive disa javë para zgjedhjeve.

Kandidatja e Të Gjelbërve për kancelare, Annalena Baerbock
Ngjyra kompakte 

Të Gjelbrit janë më pranë SPD-së, FDP-ja është më afër CDU/CSU.

Të dyja partitë janë të vendosura që të hyjnë në qeveri.

Boshllëqet më të mëdha sa i takojnë politikave fiskale dhe klimatike do të ishin pengesa për një koalicion “Semafor” ose “Xhamajka”.

Baza e përbashkët mes të dyja partive mund të jetë një përzierje e mekanizmave shtetërorë.

FDP-ja dëshiron Ministrinë e Financave, “Të Gjelbrit” – Ministrinë e Jashtme dhe një mega-Ministri që bën bashkë mjedisin dhe ekonominë.

Nëse bisedimet Të Gjelbër-FDP shkojnë ashtu siç është planifikuar, Scholz dhe Laschet do të nisnin një betejë ofertash për mbështetjen e tyre.

Udhëheqësi i liberalëve, Christian Lindner
Rezultatet dhe sistemi gjerman

Në sistemin gjerman, vendi i parë në zgjedhje nuk i garanton një partie udhëheqjen e qeverisë pasuese.

Republika federale është drejtuar nga partia e saj më e madhe, nga viti 1969 në vitin 1972 dhe nga viti 1976 deri në vitin 1982.

Me rezultatet tani, është e qartë se SPD-ja e qendrës së majtë ka dalë e para në zgjedhjet federale të Gjermanisë.

Mbrëmja e kaluar ishte e mirë për “Të Gjelbrit”, e cila u rrit me 5.9 pikë në 14.8 për qind, dhe FDP-ja konservatore-liberale, me 0.8 pikë në 11.5 për qind.

Të dyja partitë e linjës së ashpër humbën mbështetjen. Partia e majtë post-komuniste ra në 4.9 përqind dhe AfD e ekstremit të djathtë në 10.3 përqind.

Plus një parti e re hyn në peizazhin parlamentar. SSW-ja e vogël, e cila përfaqëson komunitetin që flet gjuhën daneze në veriun e largët të Gjermanisë dhe, si zëri i një “pakice kombëtare”, përjashtohet nga pragu i zakonshëm i nevojshëm për të hyrë në Bundestag.

Fituesi “i shpallur”

Nëse një tendencë ideologjike fitoi dje ishte qendra e majtë.

Kjo, me transferimin më të madh të votuesve që ishte rreth 1.4 milion që u larguan nga CDU/CSU drejt SPD-së.

Një pikë tjetër goditëse në lidhje me rezultatin ishte faktori i moshës. Të Gjelbrit dhe FDP-ja dolën të parët dhe të dytët në mesin e votuesve më të rinj.

SPD-ja dhe CDU/CSU ende dominuan midis votuesve më të vjetër.

Tre koalicione

Rezultatet japin tre koalicione të mundshme.

Një koalicion semafor, i ashtuquajtur si ngjyrat e partisë janë të kuqe-jeshile-të verdhë, të SPD-së, të Gjelbrit dhe FDP-së, do të mbante 416 nga 735 ulëset në Bundestagun e ri.

Një koalicion Xhamajka, i ashtuquajtur nga përbërja e ngjyrave; i zi-jeshil-verdhë, të CDU/CSU, të Gjelbrit dhe FDP-së që do të mbanin 406 ulëse.

Një koalicion i “të Mëdhenjve” mes SPD-së dhe CDU/CSU, një përmbysje e formacionit CDU/CSU-SPD me të cilën Merkel qeverisi për 12 nga 16 vitet e saj, do të mbante 402 ulëse.

Scholz do të ishte kancelar sipas mundësive të para dhe të treta, Laschet sipas së dytës.

Në ditët e ardhshme, grupet e reja parlamentare të partive të Bundestagut do të takohen në Berlin.

Mund të jetë një proces i gjatë që do të përfundojë në fillim të vitit 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore