Lajme

Qendra e gazit në Turqi mund të ngrihet shumë lehtë, thotë Putin-i


Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se qendra e gazit natyror në Turqi mund të ngrihet shumë lehtë.

Po ashtu ai ka parashikuar se shumë në Evropë do të dëshironin të nënshkruanin kontrata për furnizime.

Këto komente të tij gjatë një konference për shtyp kanë ardhur pas deklaratës së presidentit turk Recep Tajip Erdogan në fillim të këtij muaji.

Ai ka thënë se kishte rënë dakord me Putin-in për të krijuar një qendër të gazit natyror në Turqi.

“Në takimin e fundit, ne ramë dakord. Dhe do të krijojmë një qendër shpërndarjeje te gazit që vjen nga Rusia. Ai ja shpjegoi botës me fjalët e tij duke theksuar se Evropa mund të furnizohet me gaz natyror nga Turqia”, u shpreh Erdogan.

Sipas tij, qendra planifikohej të ndërtohej shumë shpejt.

Vendi më i përshtatshëm ishte rajoni i Trakës në pjesën evropiane të Turqisë, ku shtrihet një degë e gazsjellësit “Turkish Stream”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore