Lajme

Putin urdhëron krijimin e një komisioni për incidentin në urën e Krimesë


Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, është informuar për zjarrin në urën e Krimesë dhe ka udhëzuar të krijojë një komision qeveritar.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë shtetërore ruse, duke cituar sekretarin për shtyp Dmitry Peskov.

“Presidenti udhëzoi kryeministrin të formojë një komision qeveritar për të zbuluar shkaqet e ngjarjes dhe për të eliminuar pasojat sa më shpejt të jetë e mundur. Ai do të përfshijë gjithashtu krerët e rajonit të Krasnodarit dhe Krimesë, përfaqësues të Gardës Ruse, FSB dhe Ministria e Punëve të Brendshme”, vëren Peskov.

Ai shtoi më tej se zyrtarët ende nuk mund të vlerësojnë kohën e nevojshme për të rivendosur urën në gjendje pune.

Senatori rus Alexander Bashkin thotë se Moska do t’i përgjigjet sulmit të urës së Krimesë me një “përgjigje ndoshta asimetrike”.

Ndërsa deputeti rus, Oleg Morozov nënvizoi se “sulmi terrorist” është deklaratë e një “lufte pa rregulla”.

Në mëngjesin e 8 tetorit, u bë e ditur se kishte një zjarr të fuqishëm në degën hekurudhore të urës së Krimesë.

Autoritetet okupuese të Krimesë njoftuan se një kamion dyshohet se shpërtheu në urën e Krimesë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore