Lajme

Putin-i nuk e ka në plan zhvillimin e bisedimeve me Macron-in


Aktualisht nuk ka plane që presidenti rus Vladimir Putin të zhvillojë bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron.

Teksa lideri francez ka shprehur vazhdimisht qëllimin e tij për të kontaktuar me homologun rus, asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë nga pala tjetër.

Asistenti i presidentit rus, Yury Ushakov, ka thënë se “tani për tani” nuk ka një takim të tillë.

“Macron ka folur disa herë për këtë, duke thënë se dëshiron të mbajë kontakte dhe dialog me Putin-in, por deri më tani nuk janë ndërmarrë hapa konkretë në këtë kontekst”, ka thënë Ushakov.

Të dielën e kaluar, Macron ka deklaruar se mban komunikime të rregullta me Putin-in.

“Mbaj gjithmonë kontakte të rregullta të drejtpërdrejta me Putin-in. Izolimi është gjëja më e keqe”, ka thënë presidenti francez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore