Lajme

Punëtorët shëndetësor kërkojnë të ndalohen disa urdhëresa deri të premten


Klinika Infektive.

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka kërkuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitare që të anuloj disa urdhëresa duke përfshirë edhe atë e cila obligon infermierin që ta ftojë mjekun në “rast nevoje”, pasi sikurse infermieri, po ashtu edhe mjeku janë subjekte që i nënshtrohen obligimeve kontraktuale.

“Urdhëresën e cila e obligon infermierin që ta ftoj mjekun në rast nevoje, pasi sikurse infermieri, po ashtu edhe mjeku janë subjekte që i nënshtrohen obligimeve kontraktuale”.

Përmes një reagimi të Sindikatës është thënë se duke e respektuar kohën e fazës së tranzicionit dhe të akomodimit të menaxhmentit të ri SHSKUK/QKUK.

“Urdhëresën që infermieri të shkruhet në hyrje/dalje nga dhoma e pacientit, duke e konsideruar si urdhëresë diskriminuese dhe përdorim të standardit të dyfishtë pasi komunitetet tjera nuk i nënshtrohen kësaj urdhërese”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq sa i përket sigurimit të barnave është thënë se infermierët e turneve nuk e kanë obligim një gjë të tillë.

“Urdhëresa e cila thotë që infermierët e turneve duhet të marrin obligimin e sigurimit me barëra gjatë vikendeve, punë për të cilën infermierët e turneve nuk e kanë obligim dhe as nuk kompensohen për këtë detyrë”.

Sipas tyre, edhe infermieret edhe mjekët i nënshtrohen obligimeve kontraktuale.

“Ndërsa secila klinike tashmë ka mjekët dhe infermierët e tyre kujdestar, ndërsa si të tillë as infermieri e as mjeku nuk do duhej të ketë nevojë për ftesë, pasi do duhej që të ishin në vendet e tyre të punës duke mos pasur nevojë për ftesa”.

Sindikata ka kërkuar që deri të premten këto urdhëresa të shfuqizohen, ndërsa në rast të injorimit dhe mosreflektimit, do marrim vendimin për masa dhe veprime sindikale, të cilat nuk përjashtojnë protestat dhe grevat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore