Shqipëria

PS kërkon përjashtimin e 4 deputetëve të PD


Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit të përjashtojë katër deputetë të tjerë demokratë si përgjegjës për trazirat që shoqëruan seancën plenare të së hënës.

Bëhet fjalë për kryedemokratin Sali Berisha, dhe deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka.

Për Berishën, socialistët kërkojnë masën e përjashtimit maksimal me 10 ditë nga punimet e Kuvendit me argumentin se ka përdorur gjuhë seksiste për disa ministre të qeverisë.

Javën e shkuar, mazhoranca në Sekretariatin e Etikës përjashtoi nga punimet e Kuvendit 8 deputetë të tjerë demokratë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore