Lajme

Protestat në Portland, përplasen grupet e ekstremit të djathtë dhe të majtë


Protestat nga grupet kundërshtare të së djathtës ekstreme dhe të majtës në Portland degraduan në dhunë të ashpër, gjatë të dielës së 22 gushtit.

Kjo, pasi palët kundërshtare u përfshinë në përplasje të dhunshme, ku të paktën një person është arrestuar për të shtëna me armë kundër demonstruesve.

Askush nuk është lënduar nga përleshja me armë. Deri të dielën në mbrëmje nuk është raportuar asnjë i lënduar në përleshjen mes palëve kundërshtare, ku duket se ka vetëm dëme materiale.

Shefi i policisë, Chuck Lovell, gjatë një konferencë të premten, tha se oficerët nuk do të ndërhynin për t’i qetësuar grindjet mes grupeve.

Por, ai shtoi se, “vetëm sepse arrestimet nuk bëhen në vendin e ngjarjes kur tensionet janë të larta, nuk do të thotë se njerëzit nuk do të akuzohen për krime”.

Portland është bërë një magnet për përplasjet mes ekstremistëve politikë që nga viti i kaluar.

Deri më 7 gusht, një grup antifashist i veshur me të zeza dhe një grup i veshur me ngjyrat e djemve të ekstremit të djathtë Proud Boys u gjuajtën me topa bojë në ajër, pas një takimi fetar të udhëhequr nga një pastor konservator, sipas mediave lokale.

Protestat e së dielës erdhën në përvjetorin e përplasjes së dhunshme midis turmave të krahut të djathtë dhe të majtë, në qendër të qytetit Portland, ku një sërë demonstratash në rrugë vitin e kaluar pasuan vrasjen e George Floyd, nga një oficer policie në Minneapolis, më 25 maj 2020.

Sulmuesi i dyshuar, Michael Reinoehl, aktivist 48-vjeçar i vetëdeklaruar antifashist që ofroi siguri për protestuesit e Black Lives Matter, u qëllua dhe u vra nga policia në Washington, më 4 shtator të vitit të kaluar, ndërsa ata kërkonin ta arrestonin.

Marrë nga Reuters, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore