Shqipëria

Program i posaçëm për integrimin në shkolla të fëmijëve ukrainas, thotë Kushi


Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, ka njoftuar të enjten e 7 prillit se kjo Ministri ka ngritur një grup pune për marrjen e masave për arsimimin e përkohshëm dhe mbështetjen psiko-sociale të fëmijëve të ardhur nga Ukraina për shkak të luftës.

“Ky grup do të koordinojë punën me strukturat arsimore në çdo bashki për krijimin e një klime pozitive, mbështetëse dhe të sigurt, duke hartuar edhe një program të posaçëm për arsimimin e tyre”.

 

Në takim me Ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov, Kushi bëri me dije se kanë diskutuar detajet lidhur me organizimin e këtij procesi, “në mënyrë që këtyre fëmijëve t’u ofrojmë gjithçka duhet për një mjedis mikpritës, të ngrohtë e sa më miqësor”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore