Në vreshtat e Saint-Émilion në Francë, prodhuesit e verës shpresojnë se renditja prestigjioze e verërave do t’i japë fund më shumë se një dekade çështjesh gjyqësore dhe polemikave.
Zona e Saint-Émilion, me koleksionin e vreshtave të klasifikuara si një vend i trashëgimisë botërore, ka qenë në qendër të një grindjeje të gjatë mbi renditjen e saj të famshme.
Renditja bëhet çdo 10 vjet.
Konkurrenca e ashpër për të qenë pjesë e një grupi të zgjedhur kantinash elitare lokale ka ndihmuar që Saint-Émilion të bëhet një nga verërat më të kërkuara në botë, me disa shishe që kushtojnë mijëra euro secila.
Disa kantina historike në Saint-Émilion ngritën padi mbi renditjen e vitit 2012 dhe pas procedurave të gjata ata humbën apelin e tyre përfundimtar këtë vit.
Sistemi i renditjes Saint Émilion, i cili filloi në vitet 1950, pretendohet të jetë shumë më demokratik se shumica e klasifikimeve të verërave, sepse ai rishikohet çdo dekadë.
Gjithashtu mbahet ndër sistemet më kërkuese dhe komplekse të renditjes në Francë, duke përdorur kritere si shija, praktikat e prodhimit të verës dhe njohjen e markës.
Përpara renditjes së pritur me padurim të këtij viti, tre nga katër kantinat kryesore aktuale – Angélus, Ausone dhe Cheval Blanc – befasuan vëzhguesit duke u tërhequr.
Megjithatë, më shumë se 100 kantina të tjerë vendas janë në pritje të njoftimit të së enjtes.
Çmimi mund të rezultojë në dyfishimin e vlerës së vreshtit brenda natës. Përzgjedhja për një renditje siguron një reputacion dhe lejon çmime premium, por më e rëndësishme është rritja e vlerave të tokës në atë që është bërë një nga zonat më të lakmuara të verërave në botë.
Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vetëm SHBA-të mund ta ndalojnë sulmin e Izraelit në Rafah, thotë presidenti palestinez
-
Ora e xhepit e pasagjerit më të pasur të Titanikut shitet me çmim rekord
-
Haxhiu: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës hapë rrugë për adresimin e krimeve të luftës
-
Tritol banesës së gjyqtarit, reagon ministri i Drejtësisë
Lajmet kryesore
-
Meloni mbron publikisht Ramën dhe shqiptarët: U linçuan nga Rai vetëm sepse donin të ndihmonin Italinë
-
Tritol banesës së gjyqtarit, reagon ministri i Drejtësisë
-
Macron dëshiron të hapë debatin mbi parandalimin bërthamor evropian
-
Pas Prizrenit, më 2 maj edhe Tirana e dekoron Ali Ahmetin me titullin “Qytetar Nderi”