Lajme

Prodhimi i tekilës nga VIP-at rrezikon shpyllëzimin e Meksikës


Prodhimi i tekilës nga vreshtat e rrushit është kthyer në zakon për yjet e Hollywood-it. Por, prodhimi i saj rezultoi shkatërrues për pyjet e Meksikës.

I pari që prodhoi tekila ishte Clooney. Më pas, shumë të famshëm ndoqën rrugën e tij.

Pas sezonit, në të cilin pothuajse çdo yll i Hollywood-it, mori një vresht në Chianti ose Napa Valley, kjo solli edhe pasoja për mjedisin.

Kultivimi gjithnjë e më intensiv shkakton mungesa uji, shpyllëzim dhe varfëri.

I pari që kishte markën e tij të likerit “Casamigos” – ishte George Clooney në 2013-ën, së bashku me mikun e tij Rande Gerber.

Më pas, këngëtarja Rita Ora prodhoi tekilën “Prospero”, në vitin 2019.

Michael Jordan krijoi “Cincoro”, ndërsa modelja e njohur Kendall Jenner krijoi tekilën “818”. Arnold Schwarzenegger erdhi me “Lobos 1707”.

Të gjitha etiketat flasin për “prodhim artizanal” ose “distilim të qëndrueshëm”. Por qarkullimi duket se tregon të kundërtën.

Vitin e kaluar, Meksika prodhoi 273 milionë litra të tekilës, tetë herë më shumë se prodhimi i njëzet viteve më parë, duke gjeneruar plot 11 milionë dollarë në treg.

Për të prodhuar një litër tekila, nevojiten të paktën dhjetë litra ujë, çka bën që mbetjet e acidit të ndotin tokën. Mbi të gjitha, kultivimi i algave blu sjell shkatërrimin e mijëra hektarëve pyje.

Shteti i Jalisco, i cili prodhon më shumë tekila, shkakton rreth 16 mijë hektarë shpyllëzim në vit.

Një shishe tekila kushton nga 50 deri 100 dollarë.

Siç e pohojnë edhe motrat Kardashian nuk ka asnjë mënyrë më të shpejtë për të fituar para se lançimi i një linje produktesh në treg.

Këngëtarja Riahana ka hyrë në listën e miliarderëve fallinjës së saj kozmetike “Fenty”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore