Shëndet

Problemet me frymëmarrjen dhe shkaqet


Problemet me shëndetin janë gjëja më e rëndësishme, për njerëzit. Ata vazhdimisht i kushtojnë vëmendje dhe kontrolle shëndetit të tyre.

E njohur nga mjekësia si dispnea, shpeshherë përshkruhet si shtrëngimi intensiv në gjoks apo si ndjesia e mbytjes.

Obeziteti temperaturat ekstreme, dhe lartësitë e larta, shkaktojnë probleme me frymëmarrjen tek një person i shëndetshëm. Për çdo arsye tjetër, mungesa me ajër është një shenjë e një problemi mjekësor.

Nëse keni gulçime të pashpjegueshme, sidomos nëse gjendja përkeqësohet krejt papritur, duhet të vizitoheni nga një mjek sa më shpejt të jetë e mundur.

 Cilat janë shkaqet?

Rastet më të dëgjuara të gulçimit (mosmarrjes frymë lirisht) janë për arsye të një gjendje shëndetësore të zemrës apo mushkërisë. Zemra dhe mushkëritë janë të përfshira në transportimin e oksigjenit në inde dhe largimin e dyoksidit të karbonit dhe problemeve të këtyre proceseve që ndikojnë në frymëmarrje.

Gulçimi që vjen papritur ka disa shkaqe si: azma, helmimi nga monoksidi i karbonit, ataku në zemër, infarkti, presioni i ulët i gjakut, pneumonia, pneumotoraks.

Nëse gulçimet zgjasin prej shumë javësh do të thotë që më shumë gjasa, ju vuani nga njëra nga sëmundjet e lartpërmendura.

Këshillohet në rast se keni probleme më mos frymëmarrjen: të lini duhanin, të shmangni ambientet e ndotura, të bini nga pesha nëse jeni mbipeshë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore