Kosova

Pritjet tek Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë deri në 5 orë


Pika kufitare te Dheu i Bardhë.

Deri në 5 orë janë duke pritur mërgimtarët për të hyrë në Kosovë.

Kështu bëhet e ditur në raportin e ministrisë së Punëve të Brendshme, ku pritje të gjata janë krijuar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të cilat janë publikuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë janë deri në 4 mijë.

Ndërsa në të gjitha pikat e tjera kufitare pritjet janë të zakonshme nga 3 deri në 5 minuta.

Ndryshe, çdo vit në pikat kufitare krijohen kolona të tilla për shkak të ardhjes të diasporës.

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitare.

Ekonomia vazhdon të jetë e varur nga paratë që diaspora dërgon në Kosovë.

Paratë e dërguara dhe ardhja e tyre për pushime në Kosovë, vazhdojnë të përmenden si një ndër faktorët kryesorë për rritje ekonomike në 7.1 për qind në këtë vit nga -5.3 për qind sa kishte rënë vitin e kaluar.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore, të publikuar më 6 tetor të 2021, thuhej se aktiviteti ekonomik në Kosovë gjatë vitit pritet të zgjerohej në 7.1 për qind, rritje kjo e nxitur nga vizitat e diasporës dhe masat mbështetëse fiskale.

Në periudhën afatmesme, sipas raportit, rritja ekonomike do jetë e kushtëzuar nga përshpejtimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19 dhe menaxhimit të pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore