Kosova

Pritjet deri në katër orë te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë


Pika kufitare në Merdare.

Qytetarët të cilët janë duke u larguar nga Kosova po presin deri në katër orë në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë dhe në Merdar.

Sipas të dhënave të cilat janë publikuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pritjet për të dalë nga Kosova, në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë janë deri në 240 minuta, derisa kolonat 2 mijë e 300 metra.

Kurse, në Merdar, pritjet në dalje janë 180-240 minuta, derisa kolonat janë deri në 3 mijë metra.

Në pikën e kalimit kufitar, Muçibabë, pritjet në dalje janë 120 minuta, derisa kolonat janë 600 metra.

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Edhe në Mutivodë, pritjet në dalje janë 90-120 minuta, derisa kolonat janë 250 metra.

Gjitashtu edhe pritjet në hyrje në të gjitha pikat kufitare janë 3-5 minuta.

Javëve të fundit ka pasur pritje të gjata në pikat kufitare, kryesisht në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore