Lajme

“Prioritetet e BE-së”, Fajon: Liberalizimi i vizave për Kosovën, përgjigje vendimtare ndaj ndikimit rus në rajon


Tanja Fajon

Liberalizimi i vizave për Kosovën dhe integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në listën e prioriteteve të Bashkimit Evropian (BE), tha Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, teksa shtoi se kjo është një përgjigje vendimtare ndaj rritjes së ndikimit rus në rajon.

“Ndikimi rus në rajon është rritur dhe BE-ja ka thënë se uniteti është një element kyç. Regjimi pa viza për Kosovën, zgjerimi i BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor është prioritet dhe po shikojmë se si do t’ju ndihmojmë edhe politikisht. Çelësi është dinamika e përmbushjes së kushteve për anëtarësim në BE”, tha Fajon, transmeton rrjetin ballkanik i lajmeve N1.

Fajon të premten në Sarajevë ka biseduar me ministren e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës (BeH), Bisera Turkoviç, e cila tha se është e shqetësuar për shkak të tensioneve që mund të ndizen sërish në Kosovë dhe BeH.

“Jam e shqetësuar sepse jemi njoftuar se mund të ketë turbulenca si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Kemi pasur disa përpjekje nga ekspertë mjekësorë dhe ushtarakë rusë për të hyrë në BeH gjatë kohës së Covid19. Doli se ata ishin ekspertë ushtarakë”, theksoi ajo.

Ajo tha se kremtimi anti-kushtetues i “Ditës së Republika Srpska (RS)”, përveç se ësht një provikim, është edhe një paralajmërim për atë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen në rajon për shkak të përkrahjes ruse ndaj liderit nacionalist të RS-së, Milorad Dodik.

“Flitet për ‘botën serbe’ dhe deklaratën e Dodik-ut se RS duhet të bashkohet me Serbinë. Ai nuk është aq i fortë pa mbështetjen e Rusisë. Pas kësaj, dhënia e urdhrit për Vladimir Putin-in është një shuplakë për të gjithë botën demokratike”, përfundoi Turkoviç.

Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave për Kosovën në mars-prill

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore