Lajme

Prigozhin pranon se forcat e tij janë qëlluar me artileri dhe helikopterë


Shefi i Wagner-it Yevgeny Prigozhin pohoi se forcat e tij janë qëlluar me artileri dhe helikopterë.

Ai shtoi se Wagner ka marrë kontrollin e shtabit ushtarak rus në Rostov pa gjuajtur asnjë të shtënë arme.

Lajmi u bë i ditur nga kanali “Telegram” i Prigozhin duke cituar audio mesazhin e tij.

Helikopterët ushtarakë rusë hapën zjarr më herët mbi një kolonë mercenarësh Wagner tashmë më shumë se gjysmën e rrugës drejt Moskës, raportoi Reuters, në një avancim rrufe pasi pushtuan qytetin jugor të Rostov-on-Don gjatë natës.

Një gazetar i Reuters pa helikopterët e ushtrisë duke hapur zjarr ndaj një kolone të armatosur Wagner që po përparonte pranë qytetit të Voronezh-it me transportues trupash dhe të paktën një tank në një kamion me shtrat të sheshtë.

Qyteti është më shumë se gjysma e rrugës përgjatë autostradës 1 mijë e 100 kilometra nga Rostovi në Moskë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore