Lajme

Pranë Mariupol-it janë vendosur më shumë se 10 mijë ushtarë rusë, zbulon zyrtari ukrainas


Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, ka deklaruar se ka më shumë se 10 mijë ushtarë rusë pranë Mariupol-it.

“Ata (ushtarët ukrainas) ende po luftojnë dhe po zmbrapsin (forcat) – më shumë se 10 mijë ushtarë rusë janë afër Mariupol-it”, u shpreh fillimisht Reznikov.

Këta të fundit, sipas zyrtarit ukrainas, po përpiqen të pushtojnë qytetin-port.

Reznikov e zbuloi këtë para gazetarëve të huaj, gjatë një vizite në Gostomel.

Videoja e takimit është publikuar në faqen e Facebook-ut të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Kreu i departamentit ukrainas vuri në dukje se ushtarët ukrainas vazhdojnë të mbrojnë Mariupol-in.

Kryetari i Bashkisë së Mariupol-it, Vadym Boychenk, theksoi se situata në Mariupol është e vështirë, por qyteti mbetet “ukrainas”.

Pak ditë më parë, lindën dyshime për përdorimin e armëve kimike në qytetin-port.

Kjo, pasi u hodh një lëndë helmuese me origjinë të panjohur në Mariupol, përmes një droni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore