Kosova

Porosia e Kurtit për opozitën: S’jam i interesuar t’iu zhdukë


Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media të hënën në Prishtinë, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i shkojnë përshtati as pushtetit e as opozitës kosovare, sepse sipas tij, partitë opozitare mund të “zhduken” nga skena politike, duke aluaduar kështu në fitore dërrmuese nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

“Opozita herë kërkon dorëheqjen time, herë kërkon shkarkimin tim e hërë zgjedhje të parakoshme. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet se i humb e qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita. Unë jam i interesuar që ta mundë në zgjedhje opozitën, jo ta zhdukë”.

Kosova vazhdon të ketë probleme të mëdha brenda dhe jashtë. Opozita po e akuzon ekzekutivin për politika të gabuara, derisa dhjetëra mijëra qytetarë, kryesisht të rinj të papunë e profesionistë të dëshpëruar, po ia kthejnë shpinën vendit të tyre për të nisur jetë të re në shtetet perëndimore. Në ndërkohë po vazhdon edhe “ping-pongu” se kush ka më shumë faj.

Partia Demokratike (PDK), Lidhja Demorkatike (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë akuzuar kryeministrin Kurti se i ka shkaktuar dëme të pariparueshme Kosovës, posaçërisht në procesin e dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve dhe përkeqësimit të raporteve me bashkësinë e organizuar ndërkombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore