Lajme

Polonia po vlerëson “nëse do të rrëzojë raketat që fluturojnë drejt zonave të NATO-s”


Zëvendësministri i Jashtëm polak, Andrzej Szejna, në një intervistë për Radio Rmf24, ka pranuar se është “duke u shqyrtuar mundësia e rrëzimit të raketave që fluturojnë drejt territorit të NATO-s”.

Kështu raportohet nga faqja e internetit e transmetuesit.

“Brenda NATO-s po analizohen koncepte të ndryshme, duke përfshirë atë të rrëzimit të raketave të tilla kur ato janë tashmë shumë afër kufirit të NATO-s”, citohet të ketë thënë ai.

“Kjo duhet të ndodhë me pëlqimin e palës ukrainase dhe duke marrë parasysh pasojat ndërkombëtare, atëherë raketat e NATO-s do të godasin ato rusë jashtë territorit të Paktit”, ka theksuar Szejna.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore