Politikani katalunas: Spanja hipokrite dhe me standard të dyfishtë – njeh Palestinën, por jo edhe të drejtën e kosovarëve për shtet
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/05/pigemont.jpeg)
Spanja po luan me standard të dyfishtë kur vendos ta njoh shtetin e Palestinës e në anën tjetër nuk njeh pavarësinë e Kosovës, ka thënë Carles Puigdemont, deputet i Parlamentit Evropian dhe njeriu që udhëhoqi Kataloninë drejt referendumit për shkëputje nga Spanja, vullnet që nuk u jetësua meqë u ndalua nga Spanja dhe Puigdemont përfundoi në i dëbuar në ekzil.
Ai, në një adresim në X, ish-Twitter, ka thënë se kjo është hipokrizi nga shteti spanjoll kur në njërin rast vepron si mbrojtës i të drejtës së popujve për vetëvendosje e në rastin tjetër refuzon të bëjë atë që ka bërë shumica e shteteve të Bashkimit Evropian, njohjen e popullit të Kosovës dhe të drejtën e tyre për shtet të pavarur.
“Spanja ka njoftuar se do ta njoh shtetin e Palestinës. E bën këtë në mes të një konflikti të armatosur, konflikt që ka shkundur botën. Mund të duket se shteti spanjoll tani është bërë protektor i të drejtës për vetëvendosje si një mekanizëm i zgjidhjes së konflikteve që në fakt është pozicion që shumica e vetë katalanëve e kanë mbrojtur gjithmonë. Por, jo. Ky s’është rasti. Në fakt, Spanja është ndër të paktat shtetet në Bashkimin Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Puigdemont.
“Nuk njeh pra të drejtën e popullit evropian të Kosovës që lirshëm të vendos për të ardhmen e vet, edhe pse Bashkimi Evropian tashmë ka raporte diplomatike me Kosovën”, vazhdon sqarimin ish gazetari Puigdemont, i cili përmend edhe disa raste të tjera si ai i kurdëve ku Spanja rreshtohet me Turqinë në këtë situatë.
Gjithashtu, vazhdoi Puigdemont, “Spanja, mbi të gjitha, është shteti që ka shtypur katalanët dhe referendumin demokratik të mbajtur me 1 tetor 2017. Referendum i mbështetur nga parlamenti katalan me shumicë absolute i zgjedhur në mënyrë demokratike”.
“Prandaj, shteti spanjoll nuk duhet tash të dalë e të thotë se është bërë mbrojtës i të drejtës për vetëvendosje, që në fakt e kanë të gjithë popujt, edhe ai i Palestinës, por gjithashtu edhe populli katalan. Është trishtuese, sepse ky standard i dyfishtë e dobëson fort kredibilitetin e demokracive evropiane, pasi diçka tjetër praktikojnë jashtë shtëpisë, e tjetër gjë në shtëpinë e vet”, përfundon shpjegimin e tij në platformën X Carles Puigdemont.
La hipocresia de l’estat espanyol en el reconeixement de l’estat palestí pic.twitter.com/YM8a2gRW4N
— krls.eth / Carles Puigdemont (@KRLS) May 24, 2024
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj
-
Gërvalla, presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim
-
LDK: Edhe një vendim anti-kushtetues i Qeverisë
-
Partitë kryesore spanjolle kundërshtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
BSH: Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme rritje me 71%
-
Presidenti kenian zotohet të rivendosë rendin pas protestave vdekjeprurëse për rritjen e taksave
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj