Lajme

Policia raporton për një vdekje të dyshimtë në Ferizaj


Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se të mërkurën e 24 nëntorit në komunën e Ferizajt ka ndodhur një vdekje të cilën policia e cilëson si “vdekje të dyshimtë”.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore. Ndërsa nuk bëhet e ditur në rast se është bërë ekzaminim mjekësor në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka njoftuar se ka gjetur të shtrirë në dysheme një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa njësiti i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në këtë raport policor thuhet se policia në komunën e Prishtinës ka konfiskuar armë të cilat konsiderohen si mbajtje e tyre pa leje.

Ilustrim

“Njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull  kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie për të cilën i dyshuari nuk kishte leje. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, vijon njoftimi.

“Nga i dyshuari mashkull kosovar policia ka  konfiskuar një armë gjuetie dhe një pistoletë me gaz. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar gjithsejtë 19 persona, dhe 11 janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu, thuhet se kanë ndodhur 19 aksidente trafiku që kanë përfunduar me lëndime trupore, pa ndonjë fatalitet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore