Kosova

Policia për vdekjen e 69 vjeçarit: S’është vërejtur ndonjë plagë, përveç disa gërvishtjeve


Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, për vdekjen e 69 vjeçarit në Ferizaj, i cili dyshohet se pasditen e së martën ka rënë në lumin Morava, në pikë afërsi të pikës kufitare “Dheu i Bardhë”, ka thënë se i njëjti s’ka pasur plagë përveç disa gërvishtjeve të vogla.

Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, është thënë se i njëjti nga uji ishte nxjerrur pa shenja jete.

“Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ka qenë buzë lumit Morava ka rënë në lum. Viktima është nxjerrë pa shenja jete nga lumi”.

“Sipas mjekut në trupin e viktimës nuk vërehet ndonjë plagë përveç disa gërvishtjeve të vogla që dyshohet se janë shkaktuar gjatë bartjes nga uji”, thuhet në raportin policor.

Foto nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti nuk ka pasur plagë përveç disa gërvishtjeve të vogla.

Aktivitete të Peshkimit, gjatë së martës kanë publikuar momentin kur është gjetur trupi i pajetë i 69 vjeçarit.

Po ashtu, të martën një person shtetas i Bangladeshit, derisa ka qenë duke punuar në rrethana të panjohura është lënduar në dorë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore