Lajme

Policia konfirmon arrestimin e serbit në Jarinjë: Po e kërkonim që nga 2018-ta


Ilustrim.

Të premten është arrestuar një serb i cili dyshohet për posedim të lëndëve narkotike dhe i cili ishte në kërkim që nga viti 2018.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Verin, Veton Elshani.

“B.L ka pasur që të paraqitet në Prokurori për përdorim të lëndëve narkotike, por që nuk ishte paraqitur. I njëjti ka qenë në kërkim që nga viti 2018”.

“E kemi arrestuar të premten në Jarinjë”, ka thënë Elshani për AP.

Ai tutje ka sqaruar se është Prokuroria ajo që vendos nëse i njëjti do të ndalet në paraburgim për 48-orë.

“I mbetet Prokurorisë të vendos për masën e paraburgimit”.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, e cila thuhet se tregon momentin e arrestimit. Megjithatë, forcat e rendit nuk e kanë konfirmuar se bëhet fjalë për rastin e arrestimit të B.L.

 

Ishte fillimisht medimi Kosovo Online, medium nga Kosova në gjuhën serbe, që raportoi se duke u bazuar në burime kanë arritur të konfirmojnë se një qytetar serb nga Leposaviqi, këtë të premte, është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Jarinje.

Serbi i arrestuar ishte nisur nga Komuna e Leposaviqit për në Serbi me të dashurën e tij, një shok dhe tre fëmijët e tij të mitur, thuhej në raportim.

Pas arrestimit, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, sipas mediumit në fjalë, e kanë shoqëruar serbët në stacionin policor në Mitrovicën Jugore.

Për këtë arrestim, siç zakonisht ndodh, është deklaruar edhe e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ata i kanë dhënë ngjyrim politik rastit.

“Pjesëtarët e Policisë Speciale të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kanë arrestuar sot në Jarinje, Boris Lesheviç nga Leposaviqi, pa asnjë bazë dhe arsye”, thuhet nga e ashtuquajtura zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

 

Mediat Serbe raportojnë se është arrestuar një person në Leposaviq, Policia e Kosovës ende s’e ka konfirmuar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore