Film

Policia ishte gati për të arrestuar Will Smith pasi ai goditi Chris Rock në Oscars


Will smith duke goditur Chris Rock-un

Producenti i Oscars, Will Packer tha se policia e Los Anxhelosit ishte “e përgatitur” për të arrestuar aktorin Will Smith pasi ai goditi komedianin, Chris Rock, në skenën e Çmimeve të Akademisë, shkruan e përditshmja “The Guardian”.

53 vjeçari, Smith, përballet me masa disiplinore për grindjen me Rock-un, gjë që u nxit nga shakaja e komedianit për gruan e aktorit, Jada Pinkett.

Aktori tronditi audiencën në Teatrin Dolby në Los Anxhelos kur u ngjit në skenë dhe goditi Rock-un në fytyrë.

Smith më pas u kthye në vendin e tij, duke i bërtitur Rock-ut për të mbajtur emrin e Pinkett Smith larg nga “goja e tij”.

Smith që atëherë ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke i kërkuar falje komedianit.

Packer ka zbuluar në një intervistë në emisionin e mëngjesit “Good Morning America” se Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit i tha Rock se ishin “të përgatitur” për të arrestuar Smith.

Chris Rock

Në prapaskenë, policia po diskutonte opsionet me Rock, tha Packer. Rock “u tregua shumë shpërfillës ndaj këtyre opsioneve. Ai tha: “jo, jo, jo, jam mirë”.

Smith i kërkoi falje Rock-ut, producentëve dhe shikuesve në një deklaratë të hënën, duke thënë se ai kishte “reaguar emocionalisht”.

Përfaqësuesit për Rock nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Shakaja e Rock-ut për gruan e Smith, Jada Pinkett Smith, i referohej filmit të vitit 1997 “GI Jane”, në të cilin aktorja Demi Moore, rruajti kokën. Ishte e paqartë nëse Rock ishte i vetëdijshëm se Pinkett-Smith ka një gjendje që shkakton rënie të flokëve.

Një zëdhënës i policisë tha të dielën mbrëma se individi i përfshirë në incident kishte refuzuar të ngrinte akuza, por nuk dha detaje në lidhje me ndërveprimet në shfaqjen e çmimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore