Shqipëria

Pogradec: Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike


Mëngjesin e 23 dhjetorit në prangat e Policisë Pogradec ka rënë një grup i strukturuar kriminal, i cili shiste dhe prodhonte droga të forta.

Përkatësisht të arrestuari janë shtetasit A. Gj., 21 vjeç; R. Gj., 24 vjeç; D. P., 22 vjeç; Xh. O., 41 vjeç; K. Z., 18 vjeç dhe S. O., 19 vjeç – të gjithë banues në Pogradec.

Në kuadër të operacionit të koduar “Unaza”, shtetasit e mësipërm, kanë qenë nën vëzhgimin e vazhdueshëm të shërbimeve policore dhe mbrëmjen e djeshme, janë kapur në flagrancë në unazën e qytetit të Pogradecit.

Nga kontrollet e ushtruara u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21.14 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje.

Gjithashtu u sekuestrua dhe një automjet tip “ Mercedez Benz”, shtatë telefona celularë dhe sende të tjera që kanë ndihmuar për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore