Shqipëria

Po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 10 shtetas shqiptar


Në qytetin e Korçës janë arrestuar pesë shtetas të cilët po transportonin 10 emigrantë kundrejt një shpërblimi.

Sipas njoftimit të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve B. Q., 20 vjeç, A. P., 17 vjeç, E. F., 20 vjeç, G. Q., 20 vjeçe banues në Tiranë dhe A. M., 44 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë.

Katër shtetasit B. Q., A. P., E. F. dhe G. Q., po transportonin me mjetet tip “Benz” dhe “Audi”, gjashtë emigrantë të paligjshëm.

Ndërsa në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, pranë fshatit Psikupat, Pogradec, është ndaluar mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M., i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore