Lajme

Klinaku: “Po na provokojnë nga dritaret e Kuvendit të Kosovës”


Protesta e Veteranëve të UÇK-së në Prishtinë

Ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Faton Klinaku kërkon nga Policia e Kosovës që të menaxhoj situatën provokuese të cilat po u vijnë nga dritaret e objektit të Kuvendit të Kosovës.

“Kërkoj nga policia që të menaxhojnë situatën, po na provokojnë duke hap dritaret nga Kuvendi dhe duke çuar gishtat”, ka thënë Klinaku.

“Ne nuk kemi asgjë kundër Policisë dhe duam që çdo gjë të shkoj në rregull e pa probleme, por kemi informata që qeveria do që të provokoj situatën”.

“Lus luftëtarët që të mos bien pre e provokimeve”, ka përfunduar Klinaku.

…….

“Po protestojmë për të kthyer dinjitetin”

“UÇK, UÇK, UÇK”, është thirrja që ka filluar të dëgjohet në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë, aty ku po mbahet protesta e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Flamujt e kuq me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare në mes, kanë filluar të valëviten shesheve të kryeqytetit.

“Veteranëve u bëjmë ftesë që të protestojnë qetë e në mënyrë dinjotoze”, tha përfaqësuesi i degës së OVL-UCK-së në Has, Xhevdet Thaqi.

“Arsyeja e protestës nuk është për 170 euro. Asnjë djal këtu nuk ka dalë për të protestuar për 170 euro, por për të kthyer dinjitetin”, vazhdoi më tej ai.

Thaqi u shpreh se edhe veteranët duan që listat të pastrohen.

“Duam të drejtat tona”,

“Marre”,

“Marre me serb me votu në parlament”, ishin disa nga brohoritjet e protestuesëve në këtë filim proteste.

“Duam një përgjigje”,

“Nëse nuk na dëgjoni do të futemi brenda”, shprehej i revoltuar një ish ushtarë i UCK-së i veshur me uniformën të cilën e kishte bartur edhe në luftën e fundit kundër agresorit serb.

Lajmi në përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore