Lajme

Plenkoviç lajmëron vizitë të nivelit të lartë të BE-së në Sarajevë, temë ndryshimi i ligjit zgjedhor


Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç lajmëroi një vizitë të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian rreth ndryshimit të Ligjit Zgjedhor në Bosnje-Hercegovinë.

Qëllimi i kësaj vizite, siç tregoi ai, do të jetë gjetja e një gjuhe të përbashkët për ndryshimin e ligjit zgjedhor që do të përmbushtte nevojat e popullit përbërës kroat të BeH-së, për të zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë përfaqësuesit politik të tyre.

“Sot, Asambleja Kombëtare Kroate morri vendim të merr pjesë në zgjedhjet në Bosnje-Hercegovinë, dhe ne besojmë se kroatët duhet të zgjedhin vet përfaqësuesit e tyre, gjë të cilën duam ta arrijmë përmes dialogut me vendet tjera dhe aleatë e miq të BeH-së, dhe jo duke i tjetërsuar partnerët dhe boshnjakët”, ka thënë Plenkoviç, raportoi HRT.

Kryeministri kroat tha se nuk bën që “njëra palë të imponojë zgjidhje”, por se një gjë e tillë duhet të vjen si pasojë “e frytit të një marrveshje”.

Gjithashtu, Plenkoviç tha se “kroatët shpesh janë viktimë të inxhinierimeve elektorale”, dhe se “nuk janë fajtorë për situatën në Bosnje-Hercegovinë”.

“Unë jam realist dhe mendoj se duhet t’i shterrojmë të gjitha mundësitë përmes një marrëveshjeje politike”.

Kryesia e Unionit Demokratik të Kroatëve në Bosnje-Hercegovinë (HDZ BiH) mbajti një seancë në Mostar ku u konkludua se thirrja e zgjedhjeve në kushtet aktuale është shkelje flagrante e standardeve demokratike dhe e sundimit të ligjit.

Kjo ngase, konkluduan ata, organi zgjedhor që implementon proceset zgjedhore është nën kontroll politik dhe i anshëm kundrejt kroatëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore