Shqipëria

Plani prej 6 miliardë eurosh e sjell Ballkanin Perëndimor më afër anëtarësimit, thotë Komisioni Evropian


Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të përfitojnë nga një plan i ri rritjeje prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor.

Plani do t’i sjellë rajonit disa nga përfitimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian përpara anëtarësimit.

Komisioni Evropian thotë se plani do të nxisë rritjen ekonomike dhe do të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike aq të nevojshme.

“Plani i rritjes duhet të përshpejtojë ndjeshëm procesin e zgjerimit dhe rritjen ekonomike të rajonit”.

Siç edhe është bërë me dije plani i ri i rritjes bazohet në katër shtylla.

Fillimisht: Rritja e integrimit ekonomik të rajonit në tregun e përbashkët të BE-së dhe nxitja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.

Gjithashtu një përshpejtim të reformave themelore dhe rritje e ndihmës për të mbështetur reformat.

Partnerët e Ballkanit Perëndimor do të duhet të kryejnë reforma kyçe për të marrë fondet e alokuara.

Ata do të ftohen të përgatisin një agjendë reformash bazuar në rekomandimet ekzistuese nga raportet e zgjerimit si dhe në programet e reformës ekonomike.

Këto agjenda do të vlerësohen dhe miratohen nga Komisioni.

Zgjerimi mbetet një politikë kyçe e Bashkimit Evropian.

“Anëtarësimi i plotë në BE për Ballkanin Perëndimor është në interesin politik, të sigurisë dhe ekonomik të Unionit dhe do t’u përgjigjet aspiratave të njerëzve në rajon”, thotë Komisioni.

Ju reformohuni, ne investojmë – Kjo është linja e BE-së për Ballkanin

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore