Lajme

Plani i shovinistëve serbë për “riintegrim” të Kosovës – Vuçiç: Shko jetoni 6 muaj në Kaçanik


Aleksander Vucic

Një grup i përbërë nga disa parti opozitare në Serbi, të nxitura edhe nga intelektualë nacionalistë serbë, kanë publikuar një deklaratë ku bëjnë thirrje për “riintegrimin e plotë të Kosovës në Serbi si zgjidhja e vetme e pranueshme për popullin serb”.

Dokumenti i titulluar “Deklarata për Tubimin në Mbrojtjen e Kosovës” është nënshkruar nga Partia Popullore, Lëvizja “Dveri”, “Zavetnici”, koalicioni NADA dhe një grup profesorësh dhe anëtarësh të akademisë.

Presidenti Serb është pyetur për këtë grup politikanësh dhe “planin e tij për riintegrim”.

Por, duke u tallur, Vuçiç ka deklaruar në konferencë për media gjatë javës që shkoi se po ua mbajti, s’kanë pse riintegrojnë asgjë, thjesht të shkojnë e të jetojnë në një qytete të Kosovës për një kohë.

“Disa luajnë rolin e heronjve sepse është e lehtë për ta, meqë s’janë në pushtet. Por, po e ndajnë popullin dhe me politikat e tyre do na kthejnë në Mesjetë”, deklaroi Vuçiç.

“Çfarë do bëni? Thoni se duhet ta ri-integrojmë Kosovën, s’keni nevojë ta bëni. Shkoni e jetoni në një qytet të Kosovës pra, shkoni në Kaçanik jetoni gjashtë muaj”.

Plani i shovenistëve serbë për “riintegrim” të Kosovës – eksperti i sigurisë: Plan vetshkatërrues

Duke dashur të provojë më këtë se sa jo realiste është kjo ide, Vuçiç ka shtuar se “ne na duhet të kemi një politikë serioze. Një politikë që përtej të tjerave, ka në mendje pasojat ekonominë dhe nënat e këtij vendi. S’kemi djem për të hedhur. Nuk na duhen politika idiote, siç po propozon shumë kush në këtë vend. Ajo papërgjegjësi e padurueshme na ka kushtuar shumë në histori”, tha Vuçiç.

Në javën që shkoi, presidenti serb, ka mbajtur disa konferenca për media dhe gjithashtu edhe është paraqitur në emisione televizive, kryesisht për të folur rreth situatës së fundit dhe zhvillimeve me dialogun Kosovë – Serbi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore