Lajme

Pianoja e Freddie Mercury dhe sende të tjera arrijnë çmime të larta në ankand


Një piano e madhe e Yamaha-s, e përdorur nga këngëtari i ndjerë i Queen – Freddie Mercury – për të kompozuar disa nga hitet më ikonike të grupit, është shitur në ankand për 1.7 milionë paund.

Çmimi rezultoi pak më i ulët se vlerësimet, por ishte rekord për pianon e një kompozitori.

Mercury e përdori pianon për të krijuar melodinë e këngëve si Bohemian Rhapsody, dhe tekstet e shkruara me dorë për atë hit arritën në 1.38 milion paund.

Thuajse 1 mijë e 500 artikuj janë shitur në gjashtë ankande nga Mary Austin, një nga mikeshat më të vjetra të yllit.

Po ashtu një byzylyk argjendi i mbajtur në videon Bohemian Rhapsody në vitin 1975, i cili arriti në 698 mijë e 500 paund, thuajse 100 herë më shumë se vlerësimi i tij.

Dera e shtëpisë së tij në Garden Lodge në perëndim të Londrës, e mbuluar me mbishkrime të lëna nga fansat, shkoi 412 mijë e 750 paund.

Sakaq, tekstet e shkruara me dorë për Somebody To Love 241,300 paund, Killer Queen 279,400 paund dhe We Are the Champions 317,500 paund.

Po ashtu një kurorë dhe mantel i projektuar për turneun Magic të vitit 1986 kapi shifrën 635 mijë paund.

Mercury kryesoi grupin në Mbretërinë e Bashkuar, një nga grupet më të njohura të viteve 1970.

Mercury i lindur në Zanzibar kishte një koleksion të madh arti dhe pikturat e Salvador Dali dhe Pablo Picasso që zbukuruan shtëpinë e tij gjithashtu po dalin në ankand.

Edhe piktura e fundit që ai bleu një muaj para se të vdiste në moshën 45-vjeçare në vitin 1991.

Në total, 1 mijë e 469 artikuj nga shtëpia e tij në Garden Lodge po ofrohen për shitje nga Austin.

Austin ka treguar se “koleksioni të çon më thellë brenda individit dhe njeriut” që ajo arriti të njihte.

“E shihni spektrin e shijes së tij. Është një koleksion shumë inteligjent, i sofistikuar”.

Artikuj të tjerë personalë që dalin në shitje përfshijnë më shumë nga tekstet e tij dhe kostumet fantastike të skenës, si dhe krehrin e mustaqeve, shishet e shampanjës nga bodrumi i tij dhe çmimin e tij Brit pas vdekjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore