Bota

Pfizer: Vendet me të ardhura më të ulëta nuk kanë porositur vaksina


Shefi ekzekutiv i Pfizer tha se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme kishin vendosur të mos porositnin doza tё Covid-19, nga kompania.

“Ne i’u afruam të gjithë kombeve duke u kërkuar të vendosnin porosi në mënyrë që të mund të caktonim doza për ta. Në realitet, vendet me të ardhura të larta rezervuan shumicën e dozave,” tha kryeshefi ekzekutiv, Albert Bourla në një letër drejtuar punonjësve të Pfizer.

“Shumica e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme që ai kontaktoi vendosën të vendosnin porosi me prodhuesit e tjerë të vaksinave, ose sepse teknologjia themelore e përdorur në dozёn e Pfizer ishte akoma e paprovuar, ose kishte mundësi vendore”, shkroi Bourla.

Disa vende madje nuk e miratuan kurrë vaksinën e Pfizer, sipas tij.

Të mërkurën, Përfaqësuesja e Tregtisë së SHBA-sё Katherine Tai tha se SHBA-ja do të mbështeste përpjekjet për të arritur një marrëveshje për heqjen dorë nga mbrojtja e pronës intelektuale për vaksinat Covid-19.

Vendeve me të ardhura të mesme u kërkohet të paguajnë gjysmën e asaj që bëjnë vendet me të ardhura më të larta, ndërsa vendeve me të ardhura të ulëta u ofrohet nё kosto.

“Pfizer dhe BioNtech janë në rrugën e duhur për të dhënë 3 miliardë doza këtë vit në më shumë se 116 vende”, tha Bourla.

Bourla tha se pret që 40% të dozave, ose më shumë se 1 miliardё, të shkojnë në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta këtë vit.

“Vitin tjetër, partneriteti Pfizer-BioNTech ka të ngjarë të jetë në gjendje të japë 4 miliardë doza”, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore