Lajme

Petkoviç: Po ta donit Asociacionin OJQ, s’do vinit në Bruksel


Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, një ditë para takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, në Bruksel ka thënë se “nëse do të dëshironim që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të jetë një OJQ do ta formonim vetë atë”.

Në prag të takimit me palën kosovare ai ka theksuar se “është e rëndësishme të kuptohet që zyrtarët serbë vijnë në Bruksel për të negociuar sepse ata nuk e njohin Kosovën dhe kushtetutën e tyre”.

“Zgjidhjet politike adoptohet brenda dialogut që duhet të implementohet në Prishtinë dhe Beograd. Kjo është qartë e deklaruar në planin për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit, ku thuhet se dy palët duhet të përgatisin një kornizë ligjore për implementimin e marrëveshjeve të arritura”, shtoi ai.

“Nga 23 parime që ranë dakord për funksionimin dhe ekzistencën e Asociacionit, ku përcaktohen qëllimet, kompetencat, struktura, mënyra e ekzistencës, ne arritëm në faktin se gjykata e tyre hedh poshtë 22 dispozita nga 23 të tilla, -Çfarë mbetet nga marrëveshja vetëm titulli i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Ai shtoi se “ne nuk duam një organizatë joqeveritare, por atë për të cilën kemi rënë dakord në Bruksel dhe atë për të cilën jemi zotuar, dhe kjo është Asociacionit me kompetenca të qarta, qëllime, një komunitet që mundëson të drejtat kolektive të serbëve në Kosovë”.

Më 15 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte takuar në Bruksel për herë të parë me presidentin Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Pas këtij takimi, Vuçiç para mediave deklaroi se Kurti e pyeti se kur do ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe se përgjigjja e tij ishte “kurrë”.

“U ra dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut. Shpresoj që kjo është një gjë e rëndësishme, e cila mund të garantojë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe gjithçka tjetër do të ishte e panevojshme për t’u komentuar”, u tha pati thënë Vuçiç gazetarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore