Lajme

Petkoviç dhe Peach diskutojnë për dialogun Prishtinë – Beograd


Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç dhe i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka biseduar të martën me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinë në Bruksel dhe situatën e sigurisë në rajon.

Petkoviç i është ankuar Peach-it për mos-lejimin e mbajtjes së referendumit për ndryshime të Kushtetutës së Serbisë të 16 janarit, në territorin e Republikës së Kosovës, përcjell mediumi serb Tanjug.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç dhe i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach

Kjo nuk ishte ankesa e vetme, e Petkoviç-it, ai e ka njoftuar diplomatin britanik edhe për zgjedhjet e ardhshme serbe se ato ka gjasa reale të mos lejohen të organizohen në territorin e Kosovës.

Ndërsa, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç në takim me Peach ka thënë se bashkëpunimi në rajon, dhe me partnerët që kontribuojnë në atë bashkëpunim, është një angazhim strategjik i shtetit serb, sepse sipas saj Serbia ka për qëllim arritjen e stabilitetit, përparimit ekonomik dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç dhe i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach

Me 18 janar Peach ka pritur në takim ambasadorët e “WB6” në ambientet e ambasadës së Britanisë së Madhe në Bruksel, pak orë para takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Shefi i misionit të Britanisë së Madh në Bashkimin Evropian, Linsay Appleby, në një postim në rrjetin social Twitter kishte thënë se Britania e Madhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur integrimin euroatlantik të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, duke ia bashkangjitur fotografitë e takimit të Peach me ambasadorët nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Zëvendës shefin e misionit të Serbisë në Bruksel.

Peach ditë më parë ka vizituar Maqedoninë e Veriut, ndërsa këtë të marte para vizitës në Serbi, ai ka vizituar Malin e Zi, ku ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin në detyrë, Zdravko Krivokapiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore