Shëndet

Pesë ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina


Ilustrim

Të gjithë njerëzit që kanë vendosur të lënë cigaren të paktën një herë, e dinë se sa e vështirë është, por sapo të merrni vendimin e rëndësishëm, do t’ju duhen aleat për ta zbatuar atë.

Ajo që është me të vërtet shumë e rëndësishme, është të përshpejtoni eliminimin e toksinave (nikotinës) nga trupi dhe kjo do t’ju ndihmojë me disa ushqime që kanë një efekt shumë të fuqishëm në pastrimin e organizmit.

Edhe pse nuk është aspak e lehtë të heqësh qafe cigaren, por nëse planifikon ta bësh këtë ose e ke bërë tashmë hapin e parë, këto ushqime do t’ju ndihmojnë:

Çaji i gjelber

Dihet se për shkak të pirjes së duhanit trupi humbet ujin e nevojshëm, kështu që trupi kalon shumë më shpejt në gjendje dehidrimi. Pirja e çajit të gjelbër plot me antioksidantë është një zgjidhje e mirë për pastrimin e qelizave të nikotinës.

Spinaqi

Acidi folik, i cili është i bollshëm në këto perime, është i rëndësishëm për funksionimin normal të trupit, por gjithashtu ndihmon trupin të largojë nikotinën.

Karotat

Këto perime përmbajnë një sasi të madhe të vitaminave A, K, C dhe B, të cilat janë pastruesit kryesorë të organizmit dhe rikthejnë vitalitetin e lëkurës së ‘vjedhur’ nga nikotina.

Lakra, lulelakra, brokoli

Perimet si lakra, brokoli dhe lulelakra përmbajnë mjaft antioksidantë që pastrojnë në mënyrë perfekte trupin nga shumë toksina, përfshirë këtu edhe nikotinën.

Agrumet

Lëngu i portokallit, limonit dhe grejpfrutit pastron në mënyrë shumë efektive trupin nga nikotina.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore