Lajme

Pesë persona të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë


Ilustrim.

Pesë persona kanë mbetur të lënduar shkaku i një aksidenti të ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar”, ka thënë Elezaj për AP.

Ai tutje ka thënë se policia e Kosovës, është duke vazhduar të qëndrojë në vendin e ngjajres.

“Rreth orës 19:10 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë (rruga Prishtinë-Pejë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh”.

Ndërsa, ka shtuar se hetimet nga institucionet kanë nisur.

“Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, është duke ndërmarrë veprimet nevojshme hetimore”.

Vetëm më 27 nëntor të 2023-ës, 42 aksidente ishin regjistruar për 24 orë, njëri kishte qenë me fatalitet.

Policia ka apeluar vazhdimisht për për kujdes në trafik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore