Lajme

Përmbytjet në Bangladesh, 6 refugjatë Rohingya kanë mbetur të vdekur, mijëra të tjerë të evakuuar


Autoritet në Bangladesh, të enjten e 29 korrikut, deklaruan se të paktën gjashtë refugjatë Rohingya kanë mbetur të vdekur nga rrëshqitjet e tokës pasi shiu përmbyti kampet ku jetonin gjatë ditëve të fundit – duke thelluar dëshpërimin midis atyre që jetojnë atje.

Një zëdhënës i organizatës “Save the Children”, deklaroi se mes të vdekurve ishin tre fëmijë.

Sipas agjencisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNHCR), ujërat deri në gjunjë kaluan nëpër kampe, duke goditur strehimet e të paktën 5 mijë njerëzve.

“Atyre u duhej të iknin nga strehimet e tyre pa asgjë, ata thjesht morën atë që kishin veshur sepse vendi u përmbyt shpejt”, tha Yasmin Ara, themelues i Forumit për Zhvillimin e Grave Rohingya.

Më tej shtoi se, “ata kanë nevojë për ndihmë financiare, ushqim dhe rroba, sepse nuk kanë asgjë për të veshur dhe gjithashtu nuk po marrin mbështetje mjekësore”.

UNHCR-ja tha se ekipet e emergjencës ishin vendosur për të vlerësuar dëmet dhe për të zhvendosur familjet. Ndërsa përgjigjet e para erdhën nga 3 mijë vullnetarë të trajnuar Rohingya.

Përmbytjet kanë prekur pjesë të mëdha të kampit të refugjatëve Kutupalong. Ky i fundit ka ekzistuar që nga fillimi i viteve 1990, por u zgjerua në terrene të pabarabarta, të prirura nga rrëshqitjet e tokës, në vitin 2017.

Vit kur u bë kampi më i madh i refugjatëve në botë për 700 mijë Rohingya që i shpëtuan masakrave ushtarake në Myanmar. Këtë masakër OKB-ja e ka quajtur “gjenocid”.

Aktivistët kanë paralajmëruar çdo vit se shirat dhe ciklonet sezonale në Bangladesh përbëjnë një kërcënim të madh për refugjatët, të cilët jetojnë në kushte të vështira.

Këshilli Norvegjez i Refugjatëve tha se 300 rrëshqitje të dheut ishin dokumentuar, duke lënë rrugë të zhytura dhe ura të dëmtuara. 14 mijë refugjatë jetonin në strehimore të mbushura me ujë, por ky numër ka të ngjarë të rritet.

Pas bllokimeve të përsëritura, shpërthimeve të fundit të coronavirusi-t dhe një zjarri të madh që la 48 mijë njerëz të pastrehë në mars, ka një ndjenjë midis refugjatëve se ata po harrohen.

“Njerëzit përgjegjës, menaxhimi i faqeve dhe OJQ -të nuk po punojnë siç duhet. Nuk është vetëm një vit, këto kanë tre vite dhe ne po përballemi me të njëjtën gjë përsëri”, tha Khin Maung, themeluesi i Shoqatës Rinore Rohingya.

Ndërkohë refugjatët Rohingya kanë deklaruar se do të kthehen në Myanmar vetëm kur ata të jenë të sigurt dhe kur t’u jepet shtetësia. Por perspektiva e një kthimi është dukur edhe më e largët që nga grushti ushtarak në shkurt.

Pandemia ka kufizuar hyrjen në kampe. Por puna e ndihmës është penguar nga rënia e donacioneve, ku më pak se një të treta e synimit të financimit të këtij viti, është përmbushur.

Britania e Madhe akuzohet për ‘braktisjen’ e Rohingya-ve me uljen e ndihmës prej 40%.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore