Shqipëria

Përgjaket aksi rrugor Fushë Krujë-Milot, 4 të vdekur


Fill pas mesnate është përgjakur aksi rrugor Fushë Krujë-Milot, ku si pasojë e një përplasje fatale mes dy mjeteve kanë humbur jetën katër persona.

Konkretisht jetën e kanë humbur dy drejtuesit e mjeteve – A. D., 39 vjeç, A. A., 30 vjeç –  dhe dy pasagjerë – shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi 30-vjeçari.

“Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç”, thuhej në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34 vjeçe,  pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi 30-vjeçari, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore