Sport

Pep Guardiola ka kërkuar që të rinovohet kontrata e John Stones


Vetëm gjashtë muaj pasi ishte lidhur ngusht me një të ardhme largë “Etihad”, John Stones tani është i pari në listë për rinovimin e kontratës.

Stones ka qenë ndër lojtarët më të mirë të City-t këtë sezon.

Së bashku me portugezin, Ruben Dias, ata kanë krijuar një tandem perfekt në mbrojtje.

City ka mbrojtjen më të mirë në Premier League deri më tani.

Siç raporton tabloidi anglez, the times, Guardiola ka kërkuar personalisht rinovimin e kontratës së John Stones.

Trajneri spanjoll është i impresionuar me Stones dhe nuk e imagjon skuadrën pa anglezin në 11-she.

“The Times” raporton se negociatat për rinovim do fillojnë në fund të sezonit.

Pritet që Stones të zgjasë kontratën me City-n deri në vitin 2025.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore