Lajme

Pentagoni do të studiojë pamjet e UFO-ve në hapësirën ajrore të kufizuar të SHBA-ve


Zyrtarët amerikanë të Mbrojtjes kanë njoftuar nisjen e një task force për të hetuar raportet për objekte të paidentifikuara fluturuese në hapësirën ajrore të kufizuar.

“Grupi do të vlerësojë objektet me interes dhe do të zhdukë çdo kërcënim të mundshëm”, ka thënë Pentagoni.

Një raport ushtarak i shumëpritur, i publikuar në qershor të këtij viti, nuk arriti të shpjegonte dhjetëra pamje të raportuara të UFO-ve, për më tepër paralajmëroi për rreziqe të mundshme të sigurisë kombëtare.

Kathleen Hicks – Zëvendës-sekretare e Mbrojtjes

“Grupi i Sinkronizimit të Identifikimit dhe Menaxhimit të Objekteve Ajrore do të zbulojë, identifikojë dhe atribuojë objektet me interes në hapësirën ajrore të përdorimit të veçantë”, ka thënë zëvendës-sekretarja e Mbrojtjes, Kathleen Hicks, drejtuar udhëheqjes së lartë të Pentagonit.

Direktivat e tyre përfshijnë reduktimin e boshllëqeve në aftësitë e zbulimit të inteligjencës, analizimin e të dhënave të inteligjencës dhe kundërzbulimit e rekomandimin e politikave në këtë fushë, shkruan BBC.

Departamenti i Mbrojtjes ka thënë se merr dhe e trajton me seriozitet çdo raport për inkursione ajrore – si nga ato të identifikuara, ashtu edhe nga të tjerat, të paidentifikuara.

Ndërkaq, ligjvënësit e kishin kërkuar raportin, pasi ushtria amerikane pat raportuar raste të shumta të objekteve të paidentifikuara që shiheshin duke lëvizur në mënyrë të çrregullt në qiell.

Pentagon, SHBA.

Nga 144 raporte të bëra për fenomenet që nga viti 2004, ata nuk mund të shpjegonin të gjitha, përveç njërit.

Ndërsa Pentagoni bëri të ditur se nuk kishte “indikacione të qarta” për ndonjë aktivitet të botës tjetër, ai nuk përjashtoi mundësinë që objektet të ishin jashtëtokësore.

Në atë kohë u ofruan disa shpjegime të mundshme, duke përfshirë teknologjitë e avancuara nga një komb tjetër si Kina apo Rusia, fenomene natyrore atmosferike, si kristalet e akullit – që mund të regjistroheshin në sistemet e radarëve dhe “zhvillimet dhe programet e klasifikuara nga entitetet amerikane”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore