Sport

Peja rikthehet te fitoret, mposhtë me lehtësi Dritën


Peja është rikthyer te fitoret pas humbjes në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës përballë Trepçës.

Pejanët ishin pritës të Dritës, në një tjetër ndeshje të zhvilluar në palestrën “Karagaçi”.

Skuadra e drejtuar nga Semsettin Bas, arriti një fitore të lehtë përballë Dritës, skuadrës së fundit në tabelë.

Në fakt, ndeshja nuk shkoi tamam ashtu siç pritej për Shqiponjat.

Pas çerekut të parë, epërsia e Pejës përballë Dritës ishte vetëm 4 pikë, 22-18.

Në të dytën, pejanët fituan me rezultat 32-25, duke e mbylluar pjesën e parë me një epërsi prej 11 pikëve.

Në pjesën e dytë, verdhezinjtë ishin shumë të qetë në menaxhimin e rezultatit.

Në rezultat, as i treti nuk ishte i dominuar shumë nga Peja, por ishte i mjaftueshëm për të shkuar sigurt drejt fitores.

Pas 30 minutave në tabelë, rezultati shënonte 80-66.

Në çerekun e katërt, lojtraët e rinjë fituan minutat e tyre dhe Peja e sigurt u drejtua te fitorja, me rezultat 84-111.

Pikëshënuesi më i mirë i takimit ishte Fernandez, me 25 pikë, derisa Arian Qallaku shtoi 24 pikë tjera.

Për Dritën, kjo ishte humbja e 20-të nga 20 ndeshje këtë edicion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore