Shqipëria

PD dorëzon në Kuvend projektligjin për ndryshimet e ndarjes territoriale me 94 bashki


Përmes deputetëve në Komisionin e Reformës, Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për ndryshimet e ndarjes territoriale.

Bashkë me projektligjin është edhe materiali shoqërues dhe hartat me 94 bashki.

Deputetja Dhurata Çupi ka treguar se ky projektligj përfaqëson interesat e qytetarëve shqiptarë.

“Jemi munduar që çdo kërkesë e tyre të merret parasysh. Nga 61 bashki sot kemi propozuar 94 në total, pra kemi një shtesë me 33 bashki. Ne kemi qenë në të gjitha qarqet e vendit dhe kemi dëgjuar interesat e qytetarëve dhe mendojmë se ky projektligj i mbështet ato”, ka thënë ajo

Më herët, PD-ja ka njoftuar se përmes deputetëve të vet në Komisionin e Reformës territoriale, do të dorëzohej në Kuvend projektligji për ndryshimet e ndarjes territoriale së bashku me materialin shoqërues dhe hartat me 94 bashki.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore