Lajme

Pavarësisht ankesave të Dodikut, Xhaferoviç do të flasë në Këshillin e Sigurimit në OKB


Kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Sefik Xhaferoviç, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kombet e Bashkuara në Nju Jork nga 10 deri më 12 maj, raporton Oslobodenje.

Të mërkurën, Xhaferoviç do t’i drejtohet Bosnje dhe Hercegovinës në një sesion të rregullt gjashtëmujor të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në BeH, ndërsa Përfaqësuesi i Lartë Kristian Shmit, do të paraqesë një raport gjysmëvjetor.

“Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, Xhaferoviç do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Abdullah Shahid, si dhe me ambasadorët e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, njoftoi presidenca e BeH-së.

Sipas njoftimit, Xhaferoviç do të qëndrojë për dy ditë, ndërsa kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Zoran Tegeltija, do të qëndrojë deri më 20 maj.

Ndërkaq duke folur për seancën e së mërkurës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, anëtari i Presidencës së BeH-së, Milorad Dodik, theksoi se “kjo sjellje e Xhaferoviç-it është antikushtetuese”.

“Ne kemi dorëzuar raportin tonë, por Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së refuzon dhe nuk i shpërndan raportet tona, u ankua Dodik para gazetarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore