Lajme

Pas disa ndërprerjeve, vazhdon rigjykimi ndaj Enver Sekiraqës


Të premten do të vazhdojë seanca në procesin e rigjykimit Enver Sekiraqa, nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Seanca e fundit për këtë rast, ajo e 24 qershorit, ishte shtyrë në mungesë të akuzuarit, Sekiraqa.

Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.

Për herë të dytë më 16 shtator 2019, Gjykata Themelore në Prishtinë, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën, duke e shqiptuar dënimin me kohëzgjatje prej 30 vitesh, raporton Betimi për Drejtësi.

Me 6 mars 2020, ishte aprovuar ankesa e mbrojtjes së Sekiraqës nga Gjykata e Apelit, kështu duke e kthyer rastin për herë të dytë në rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale.

Për të njëjtin rast me 17 maj 2016 Sekiraqa, ishte dënuar për dy vepra penale për “nxitje në kryerje të vrasjes së rëndë” dhe për veprën “detyrimi” me dënim të shqiptuar prej 37 vitesh burgim, kurse ishte liruar për të vetmen veprën penale “dhunimi”.

Gjithashtu me 24 tetor 2017, ishte mbajtur seanca dëgjimore lidhur me caktimin e masës së sigurisë ndaj të akuzuarit Sekiraqa, pasi me 19 tetor po e njëjta gjykatë, në orët e mbrëmjes, e kishte liruar nga paraburgimi atë dhe ndaj tij kishte shqiptuar masën e arrestit shtëpiak.

Po ashtu edhe tri gjykatëset e Apelit kishin votuar për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, Elka Ermenkova dhe Anna Adamska-Gallant.

Edhe dy nga radhët e EULEX-it, Elka Ermenkova dhe Anna Adamska-Gallant, si dhe gjykatësja vendore Mejreme Memaj.

Vetëm dy ditë pas lirimit të Sekiraqes po kjo gjykatë, kishte vendosur që sërish ta rikthej në paraburgim, ku arsyeja ishte shkrepja e një fotografie e publikuar në rrjetin social, nga miqtë që e kishin vizituar atë pas lirimit nga paraburgimi.

Në këtë rast, Gjykata e shkallës së dytë, kishte vlerësuar se i akuzuari kishte shkelur masën e arrestit shtëpiak, që i ishte caktuar.

Me 6 shtator 2017, në seancën nga Gjykata e Apelit, ku ishin shqyrtuar pretendimet ankimore të palëve, ku Sekiraqa kishte kërkuar që të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri.

Sekiraqa si garancion për lirimin e tij, kishte ofruar pasurinë e tij, përfshirë shtëpinë, lokalin dhe një shumë parash, të cilat kishte pretenduar se do t’i mblidhte me ndihmën e familjes.

Anca Stan, Prokurorja ndërkombëtare e Prokurorisë së Apelit, në seancën e 6 shtatorit kishte deklaruar se përveç pretendimeve në ankesë nuk kishte çfarë të shtonte tjetër, por e njëjta kishte thënë se kërkesa e palës mbrojtëse që të përjashtohen disa nga provat kruciale janë të gabuara.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në prill të vitit 2014 kishte ngritur aktakuzë ndaj Sekiraqes për tre vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Incidenti i ndodhur në një nga lokalet e kryeqytetit “Sëiss Casino”, Prokuroria pretendon se ky incident në mes Sekiraqës dhe Rizës, ishte njëri nga motivet që çuan deri në vrasje.

Ky incident në “Swiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë edhe disa shoqërues të Enver Sekiraqës, po ashtu edhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani.

Ndryshe, periudha pasuese pas kesaj ngjarje është edhe një eksplodim që ndodhi me 24 shtator në Prishtinë, në bulevardin Bill Clinton meqë rast vdekjen gjeten dy persona dhe 11 të tjerë të plagosur.

Për vrasjen e Rizës, Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore