Lajme

Pas bllokadës zgjedhore në BeH, Schimdt përdor Fuqitë e Bonit për të lejuar financimin e zgjedhjeve të tetorit në Bosnje


Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar për Bosnje-Hercegovinë, Christian Schmidt

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar për Bosnje-Hercegovinë, Christian Schimdt, ka përdorur përsëri Fuqitë e Bonit, kësaj here për të miratuar ligjin për financim e zgjedhjeve në vend, e cila qe bllokuar nga përfaqësuesit politik si pasojë e pakënaqësisë e mosarritjes së ndryshimit të Ligjit Zgjedhor.

Një seancë dy-ditore e Këshillit për Implementimin e Paqes është duke u mbajtur në Sarajevë, ku Schimdt qartazi është konsultuar me anëtarët rreth çështjes dhe ka vendosur të përdor Fuqitë e Bonit.

Në një adresim për media, Schimdt tha se e ka marrë vendimit për transferimin e 12.5 milionë Marka të Bosnjës (KM) për Komision Qendror të Zgjedhjeve.

Vendimi hyn në fuqi në momentin e publikit të saj në uebsajtin zyrtar të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë.

Afati i fundit kohor për t’i ndarë fondet për zgjedhjet ishte 19 maji, por që Unioni Demokratik i Kroatëve të Bosnje-Hercegovinës (HDZ BiH) vazhdoi me lëvizjes e saj politike që për synim kishin ose mosmbajtjen e zgjedhjeve ose prolongimin e tyre, raportoi Klix.ba

Nga skadimi i afatit e deri më sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë apel Këshillit të Ministrave të BeH që të ndajë 12.5 milionë KM nga fondet e grumbulluara në buxhet.

Ministri i Financave, Vjekoslav Bevanda, disa herë e hodhi poshtë një gjë të tillë, duke vënë në pikëpyetje procesin zgjedhor.

Ministrat dje më në fund mbajtën një seancë të Këshillit në të cilën një pjesë e parave për zgjedhjet u siguruan përmes një kredie nga Agjencia Rregullatore e Komunikimeve.

Megjithatë, duke qenë se ishin ndarë vetëm 9.7 milionë, kjo nuk mjaftonte që KQZ të përgatitë dhe të mbajë zgjedhje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore