Muzikë

Pas 39 vjetësh, rikthehet grupi muzikor “Abba”


Grupi suedez - "Abba"

“Abba”, grupi muzikor, ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për javën e ardhshme: ata kanë paralajmëruar fansat e tyre për projekte të reja muzikore pas jo më pak se 39 vjetësh.

Grupi i pop-it suedez ka krijuar një faqe në internet, “Abba Voyage”, teksa u kërkuar fansave të klikojnë në opsionin për “interesim”.

Gjithashtu, “Abba” pritet të publikojë pesë këngë të reja, për një periudhë të shkurtër kohore, pasi të njëjtat i kishte paralajmëruar në vitin 2016.

Kuarteti – Agnetha Faltskog, Anna – Frid Lyngstad, Bjorn Ulvaeus dhe Benny Andersson, ishin kthyer në studio në vitin 2018, duke premtuar dy këngë të reja më vonë atë vit.

Këngët e paralajmëruara, “I Still Have Faith In You” dhe “Don’t Shut Me Down”, ishin vonuar vazhdimisht dhe, për më tepër, nuk ishin publikuar kurrë.

Tanimë, “Abba” po planifikon të publikojë pesë këngë, për t’i falënderuar fansat për durimin e tyre.

Në fillim të këtij viti, një nga anëtarët e grupit, Ulvaeus, konfirmoi se këngët “patjetër” do të dalin këtë vit.

“Këngët do të dalin, patjetër që po”, tha ai në një prononcim për të përditshmen “The Herald Sun”.

Sipas “The Sun”, koncerti do të përfshijë interpretimin e hiteve më të mëdha të grupit, si “Waterloo”, “Dancing Queen” dhe “Mamma Mia”.

Ai tha se anëtarët e grupit, do të shfaqen në skenë në një teatër të ndërtuar në Londrën Lindore, ku tifozët gjithashtu do të jenë në gjendje të shohin një film të stilit dokumentar në rikthimin e grupit.

Duke folur për BBC gjatë fazave të hershme të prodhimit të koncertit, Ulvaeus, pati thënë se ideja i ishte paraqitur grupit nga menaxheri i “Spice Girls”, Simon Fuller.

“Ai erdhi në Stokholm dhe na e paraqiti këtë ide se ne mund të bënim kopje digjitale identike të vetes të një moshe të caktuar dhe se ato kopje pastaj mund të shkonin në turne dhe ata mund të këndonin këngët tona”, tregoi Ulvaeus.

Xhirimet për projektin thuhet se u zhvilluan në “Ealing Studios” të Londrës vitin e kaluar.

I formuar në vitin 1972, “Abba” ishin në thelb një supergrup suedez, i përbërë nga kompozitorë Ulvaeus dhe Andersson nga “The Hep Stars” dhe këngëtarët Faltskog dhe Lyngstad, të cilët kishin arritur sukses si artistë solo.

Por, projekti i tyre i përbashkët eklipsoi plotësisht punën e tyre të mëparshme.

Një nga sukseset e tyre më të mëdha ishte fitorja në Festivalin e Këngës Evropiane – “Eurosong Contest”, në vitin 1974, teksa grupi kishte shitur 400 milionë kopje të albumeve në të gjithë botën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore