Lajme

Partia e Marine Le Pen, me shpresa të mëdha për zgjedhjet e parlamentit francez


Marine Le Pen

Partia “National Rally” e ekstremit të djathtë të Francës, me kryetare Marine Le Pen, pas humbjes së saj në garën presidenciale, ka kthyer vëmendjen te zgjedhjet parlamentare, duke u zotuar të nxjerrë kandidatë në çdo zonë zgjedhore dhe pretenduar se sistemi zgjedhor është kundër saj.

“Ne jemi duke u përgatitur për një kohë shumë të gjatë për këto zgjedhje”, tha presidenti në detyrë i partisë, Jordan Bardella.

“Është thelbësore që idetë tona të mbrohen në kuvend”.

Po ashtu, ai tha se partia e tij do të mbajë një qëndrim për çështjet e sigurisë, emigracionit dhe identitetit francez në parlament, si dhe taksat.

“Njerëzit duhet të votojnë. Ne kemi nevojë për një opozitë”, tha për kanalin televiziv “CNews”, përcjell Albanian Post.

Le Pen u mund nga centristi Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale të së dielës me 58.5 për qind kundrejt 41.5 për qind, por ajo fitoi një rezultat historik për të djathtën ekstreme, me më shumë se 13 milionë vota.

Ajo synon të rikandidojë në zgjedhjet parlamentare në qershor dhe ka gjasa të mbajë vendin e saj në zonën Pas-de-Calais në Francën Veriore.

Në vitin 2017, Le Pen fitoi më shumë se 10 milionë vota në finalen presidenciale kundër Macron, por javë më vonë partia dhe ligjvënësit e saj, prej 577 vendesh fituan vetëm tetë ulëse në parlament.

Partia beson se shanset e saj janë më të mira këtë qershor, sepse votimi presidencial i së dielës së kaluar tregoi se Le Pen e kishte zgjeruar mbështetjen e saj në një zonë më të madhe gjeografike, duke përfshirë një shfaqje të fortë në juglindje, si dhe në veri dhe verilindje.

“Ne jemi në një situatë shumë të ndryshme këtë herë, sepse arritëm të parët në 159 zona (në zgjedhjet presidenciale), krahasuar me 45 në vitin 2017”, tha Gilles Pennelle, delegat i partisë.

Partia nuk ka fiksuar një objektiv publik se sa mandate dëshiron të fitojë.

Disa figura partiake kanë thënë se shpresojnë të fitojnë të paktën aq sa për të formuar një grupim parlamentar, që do të thotë të paktën 15 vende.

Një grup parlamentar i Rally Kombëtare, nëse drejtohet nga Le Pen, do t’i jepte asaj një platformë më të madhe dhe shikueshmëri më të lartë, e dobishme nëse ajo vendos të kandidojë për herë të katërt për presidencën në 2027, gjë që ende nuk është e qartë.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, që pasojnë zgjedhjet presidenciale, partia e presidentit të sapozgjedhur ka fituar gjithmonë shumicën.

Një sondazh i të hënës nga Harris Interactive sugjeroi se Macron do të siguronte një shumicë qeverisëse, duke fituar 326 deri në 366 vende nga gjithsej 577, nëse arrin të krijojë një aleancë të gjerë të qendrës së djathtë me partitë më të vogla, duke përfshirë të djathtën Les Republicains.

Por një sondazh i Elabe të mërkurën zbuloi se 61 për qind e francezëve dëshironin një shumicë parlamentare që ishte kundër Macron-it.

Majtasit radikal Jean-Luc Melenchon po përpiqet të krijojë një aleancë partish në të majtë në një përpjekje për të fituar një maksimum vendesh.

Partia e tij, France Unbowed, aktualisht ka 17 vende në parlament.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore