Lajme

Partia boshnjake SDA propozoi ndjekjen penale të Dodik-ut për mohimin e gjenocidit – deputetët votuan kundër


Nuk ka marr votat e mjaftueshme rezoluta e propozuar nga deputet e partisë nacionaliste – myslimane, SDA, për ta ndjekur penalisht udhëheqësin autoritar të Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, pasi ky i fundit e ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë.

Ky propozim nuk mori numrin e duhur të votave, duke qenë se kërkohej shumica e votave për miratimin e rezolutës.

22 nga 38 deputetët që ishin të pranishëm votuan për dhe 16 votuan kundër.

Forcat e Ushtrisë së RS në dhe rreth Srebrenicës në Bosnjë dhe Hercegovinën lindore vranë 8 mijë 372 burra dhe djem të kombësisë joserbe.

Më shumë se 25 mijë gra, fëmijë dhe të moshuar u dëbuan nga zona e atëhershme e mbrojtur nga Kombet të Bashkuara.

Deri më tani, më shumë se 50 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burg për gjenocid dhe krime në Srebrenicë.

Para Gjykatës së Hagës, por edhe gjykatave vendore, këto krime janë cilësuar si gjenocid.

Ish-përfaqësuesi i lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Valentin Incko (Inzko), duke përdorur kompetencat e Bonit, vendosi në korrik 2021 ndryshime në Kodin Penal të Bosnjë-Hercegovinës që ndalojnë dhe dënojnë mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Dodik e mohon sërish gjenocidin në Srebrenicë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore