Shqipëria

Parlamenti mban 1 minutë heshtje në nder të ish-deputetit Marko Bello


Parlamenti ka mbajtur një minutë heshtje në nder të ish-deputetit të ndjerë Marko Bello.

Ishte Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane që kërkoi nga kolegët që të mbanin një minutë heshtje për ish-deputetin socialist.

“Pardje ishte një moment sa i dhimbshëm, por dhe vlerësues për përkujtimin e jetës së njërit nga miqve tanë, kolegë në parlament, diplomat, gazetar, ministër, zotit Marko Bello. Ndaj do desha të mbanim një minutë heshtje në vlerësim të jetës dhe mikut tonë Marko Bello”, ka thënë Mediu

Bello lindi më 12 shtator të vitit 1961 dhe u nda nga jeta më 4 dhjetor 2020.

Ishte ish-deputet i Partisë Socialiste dhe ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Në vitet 1997-2000, Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ai ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore