Lajme

Parlamenti Evropian diskuton rezolutën urgjente për Serbinë – Kritikohen ashpër autoritetet e Serbisë


Parlamenti Evropian

Në seancën plenare të së enjtjes të Parlamentit Evropian, deputetët e unionin diskutuan propozimin e rezolutës urgjente për Serbinë, e cila theksin më të veçantë e vendosi mbi punën e detyrueshme të punëtorëve vietnamezë në fabrikën kineze “Linglong” në Serbi.

Gjithashtu rezoluta urgjente e propozuar nga deputetet evropianë përfshinte vërejtje ndaj dhunës së ekzekutuar mbi protestuesit ambientalistë nga huliganë partiakë, korrupsionit, sundimin e ligjit, si dhe sulmet mbi mediat dhe përfaqësuesve të opozitës.

Një prej propontentëve të kësaj rezolute, Klemen Groshel, tha se rezoluta nuk i drejtohet Serbisë dhe qytetarëve të saj, por autoriteteve serbe.

Sipas tij, ngjarjet e fundit në Serbi “janë të papranueshme prej një vendi që është kandidat për anëtarësim në BE”.

“Serbia përgatitet për anëtarësim në BE, ndërsa huliganë sulmojnë protestues, e cila qartazi tregon që qeveria e Serbisë ka vështirësi në zbatimin e të drejtave, siç është e drejta për të protestuar paqësisht”, ka thënë Groshel.

Ai shtoi gjithashtu se autoritetet në Serbi premtimet që i bëjnë duhet t’i implementojnë, e jo t’i hedhin vetëm mbi letër, transmeton EWB.

Tonino Picula, deputet socialist dhe demokrat (S&D), shpjegoi se nuk ndodh shpesh që Parlamenti Evropian të ketë në rendin e ditës një rast urgjent të shkeljeve të të drejtave të njeriut në një vend kandidat në BE dhe se Serbia shpesh nuk arrin të investojë në vlera përtej vendit, në përputhje me standardet e Bashkimit.

“Kapitulli 4 u hap së fundmi, por ne shohim që qeveria kishte miratuar një ligj tejet të dëmshëm për mjedisin”, theksoi Picula.

Miriam Lexman e Partisë Popullore Evropiane (EPP) tha se ndërtimi i fabrikës së gomave Linglong ishte simbol i ndikimit në rritje të Kinës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Siç theksoi ajo, protestat e fundit tregojnë se qytetarët e Serbisë kujdesen për vendin e tyre dhe mbrojtjen e mjedisit.

Lexman përshëndeti vendimin e Qeverisë së Serbisë për tërheqjen e dy ligjeve të diskutueshme për shpronësimin dhe referendumin dhe kërkoi që të shqyrtohet pozita e punëtorëve në Linglong.

Deputetja e të Gjelbërve Viola von Cramon tha se Serbia është një shtet i kapur me përvojë shumë të ulët në reforma, por kjo nuk është lajm.

“Ajo që është e re është mënyra se si trajtohen punëtorët vietnamezë në Serbi. Kjo është ajo që ne e quajmë skllavëri moderne, nuk ka ujë, ushqim dhe ngrohje. A është ky imazhi që BE dëshiron t’i dërgojë botës?” tha ajo.

Ajo përmendi edhe protestat e fundit dhe vlerësoi se Qeveria e Serbisë dhe Rio Tinto vazhdojnë t’i fshehin nga publiku gjërat në lidhje me gërmimin e ligniit në Loznicë.

“Qytetarët kanë të drejtë të shqetësohen. Protestat janë po aq kundër korrupsionit të përhapur, jotransparencës, jo vetëm mjedisit. Në vend që të hapim një grup, ne duhet të mbështesim zërat demokratikë, pro-evropianë në vend,” tha von Cramon.

Natalija Luazo, deputete e Parlamentit Evropian, beson se Bori në Serbi është kthyer në një “rrugë mëndafshi” në vend të “Rrugës së Mëndafshit”.

“Kina nuk po eksploaton vetëm bakrin, por edhe njerëzit. Ata që hulumtojnë investimet kineze thuhet se shkojnë kundër interesave të vendit. Por cili është interesi kur punëtorët punojnë me paga të ulëta dhe Huawei kanë mijëra kamera për të identifikuar fytyrat në Beograd”, ka thënë deputeti i grupit Ta rinovojmë Evropën.

Sipas saj, nuk ka dyshim se Bashkimi Evropian duhet të jetë më i pranishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Janez Lenarcic, Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, tha se ai e mirëpret hapjen e Kapitullit 4 me Serbinë, por se është e qartë se duhet bërë shumë më tepër në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe sundimit të ligjit.

“BE pret që legjislacioni vendas dhe detyrimet përkatëse ndërkombëtare për të drejtat e punëtorëve të zbatohen plotësisht në Serbi”.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë hetimin për situatën në Linglong,” tha ai.

Duke komentuar protestat mjedisore në Serbi, Lenarçiq tha se liria e tubimit është një e drejtë themelore dhe se policia është e detyruar ta mbrojë këtë të drejtë.

“Dhuna ndaj protestuesve paqësorë është krejtësisht e papranueshme”, tha Lenarciç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore