Muzikë

Paris Hilton njofton albumin e ri për vitin 2024, pozitën e producentes ia ka besuar Sia-s


Vetëm një ditë pasi festoi ditëlindjen e parë të djalit të saj Phoenix, Paris Hilton është duke ngacmuar me prurje të reja muzikore, që planifikon t’i sjellë më vonë këtë vit.

42-vjeçja me anë të platformës X (ish-Twitter) ndau një intervistë të ardhshme me një gazetë australiane, ku ajo zbuloi se muzika e re është në rrugë e sipër.

Ajo publikoi albumin e saj debutues “Paris” në vitin 2006 me komente të përziera, por gjeti sukses të hershëm, duke debutuar në vendin e 6-të në listat e albumeve Billboard 200.

Ndërsa dihet pak për albumin, ajo në intervistë ka treguar se Sia do të jetë producente e të gjithë albumit.

Sia.

“Unë e dua shumë Sia-n. Ajo është një nga miqtë e mi më të ngushtë dhe është kantautorja më e shkëlqyer e kohës sonë”, tha Hilton.

“Unë thjesht – jam shumë e nderuar që punoj me të dhe ajo është producentja ekzekutive e të gjithë albumin tim”, shtoiajo.

Madje, Hilton bashkëpunimin me Sia-n e cilësoi “si një ëndërr të bërë realitet”.

“Vetëm të jesh në studio me të është një ëndërr e tillë e realizuar”, megjithëse ajo nuk zbuloi asgjë më tej për albumin.

Gjithsesi, pos kësaj, Paris u fut së fundmi në Instagram për të ndarë disa foto të festës me djalin e saj të ditëlindjes Phoenix.

Paris Hilton.

“Një vit më parë, një foshnjë e bukur engjëlli hyri në jetën tonë, duke sjellë kaq shumë dashuri dhe lumturi”, filloi Hilton.

“E vogla ime e çmuar, ti je më shumë se një ëndërr e realizuar. Ju e bëni jetën time të plotë”, shtoi ajo.

“Çdo ditë me ty është një dhuratë e paçmuar dhe unë jam pafundësisht mirënjohëse që jam mamaja jote”, shtoi ajo në postim.

Hilton dhe kapitalisti sipërmarrës, Carter Reum – me të cilën u martua në një pronë private në Los Anxhelos në vitin 2021 – mirëpritën gjithashtu vajzën London Marilyn përmes një nëne surrogate në nëntor të vitit 2023.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore